E PABESUESHME/ Gjeorgjia humb rastin e pastër në sekondën e fundit, debutuesit të Europianit i ikën fitorja nga duart me Cekinë

Një dramë e vërtetë në ndeshjen mes Gjeorgjisë dhe Cekisë. Cekët kaluan të parët në avantazh me anë të Hlozek, por goli do të anulohej për pozicion jashtë loje. Ndërkohë Mikautadze tundi rrjetën në minutën e fundit të pjesës së parë, duke e mbyllur takimin në 1-0.

Cekët rikthyen menjëherë baraspeshën në të 59 me anë të Schick. E kur pritej fundi i takimit, Gjeorgjia humbi një rast të pastër në sekondën e fundit, teksa i iku fitorja nga duart, që do të ishte e para në një turne si Europiani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/