Mbrojtësi i Manchester Cityt, Gvardiol, i “hoqi kapelën” legjendës Luka Modric para ndeshjes me Real Madrid në çerekfinalen e Champions League. Lojtari i qytetarëve gjithashtu bëri të ditur se Luka po i jepte lamtumirën kombëtares dhe se ishte kënaqësi të punonte me të. “Nuk dua të humb kohë duke folur për cilësitë e tij. Ne të gjithë e dimë mirë këtë. Jashtë fushës ai është edhe më i mirë si person, dhe në të është një lider i vërtetë.
Ky do të jetë Europiani e tij e fundit, kompeticioni i tij i fundit me Kombëtaren. Jam i lumtur që pata mundësinë të luaj me të”, tha Gvardiol. Nëse Shqipëria do të kalojë Kroacinë dhe këta të fundit do të mbanin vendin e katërt në grup, ndeshja kundër kuqezinjëve do të ishte e parafundit për Modric me Kombëtaren. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/