Armando Broja dhe Adam Azimi janë shfaqur së bashku në një intervistë për “Sky Sports”. Dikur dy shokë klase, ndërsa sot dy sportisë profesionist në Angli. Të dy kishin ëndrrat e tyre. Azimi ëndëronte të bëhej një boksier profesionist, ndërsa Broja ëndrrën e vetme kishte futbollin. Në fund, që të dy ia arritën të përmbushnin me sukses synimin që i kishin vënë vetes që në fëmijëri. Në instevistën e dhënë për “Sky Sports”, Azimi është shprehur se ishte e lehtë të dallohej se Broja do të bëhej futbollist. Ai gjithashtu tregon edhe më shumë nga miqësia e tyre e fëmijërisë, teksa shprehet se të dy kanë qenë problematikë në shkollë.
“A e dija se do të bëhej futbollist? Po. Ishte e lehtë për t’u dalluar. Ditën e parë kur e takova, ai ishte zyrtarisht një futbollist, aftësitë që kishte, shpejtësia që kishte. Edhe babai im më tha që është një lojtar i pabesueshëm. Më kujtohet në fillore kur unë thashë që do bëhesa boksier profesionist dhe ai tha që do të bëhej futbollist progesionist. Ëndrrat bëhen realitet. Që nga dita e parë që e kam takuar, ishte një djalë i këndshëm. Kemi qenë problematikë në shkollë”, ka thënë Adam Azimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/