Fituan titullin kampion në Malin e Zi, ekipi shqiptar ndryshon logon dhe vendos ngjyrat kombëtare kuq e zi

FK Deçiçi i Tuzit arriti një sukses historik, duke fituar për të parën herë titullin kampion në Malin e Zi. Pas këtij suksesi ekipi shqiptar ka vendosur të ndryshojë edhe logon e klubit. Nga ngjyrat bardheblu, është vendosur të kalohet në ato kombëtare, kuqezi. Një veprim që padyshim ka sjellë pakënaqësi në palën malazeze.

“Të nderuar tifozët të futbollit dhe tifozët të FK Deçiqit. Me pakënaqësi të madhe adresoj vendimin e drejtuesve të klubit për ndryshimin e stemës dhe ngjyrave të FK Deçiqit, një klub me traditë 98-vjeçare. Ky vendim nuk është vetëm një ndryshim i identitetit vizual, por edhe një lëvizje që shkon thellë në thelbin e klubit tonë dhe atë që ai përfaqëson për të gjithë ne.

FK Deçiq nuk është vetëm një klub futbolli, por një simbol i komunitetit, historisë dhe krenarisë së shumë brezave që me krenari kanë veshur ngjyrat tona dhe kanë qëndruar nën stemën tonë. Kreshta dhe ngjyrat e klubit janë më shumë se simbole, ato janë zemra dhe shpirti i komunitetit tonë. Çdo ngjyrë dhe çdo detaj në stemën tregon një histori guximi, këmbënguljeje dhe dashurie për futbollin që përcillet brez pas brezi. Drejtuesit e klubit, por edhe vetëqeverisja aktuale lokale, duhet të kuptojnë se mandati i tyre është i përkohshëm, ndërsa trashëgimia e FK Deçiqit është e përhershme”, ka shkruar në reagimin e tij në “Facebook” Demir Dresheviçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/