Ilir Daja mund të jetë trajneri i ri i Kosovës. Të paktën kështu u fol në mediat shqiptare gjatë ditës së sotme. Emisioni “Koha Shtesë” ka zhvilluar një intervistë me gazetarin e njohur Granit Tërstena, për të komentuar dhe folur më shumë detaje rreth kësaj piste. Më pas jemi ndaluar edhe te Kombëtarja e Shqipërisë.(Ndiqni videon e plotë më poshtë)
“Inati dhe xhelozia te ne është e madhe si shqiptarë, ndikon shpesh. Unë uroj që nëse Ilir Daja do të jetë zgjedhje e Ademit, të mos ketë njerëz që të ndikojnë dhe të flasin keq për Dajën. E vlerësoj Dajën si trajner, padyshim që po, është fantastik. Ka arritur histori këtu në Kosovë dhe po flitet se do të jetë trajneri i ri, të paktën nga mediat. Megjithatë Kosova ka aq shumë probleme tani, sa nuk është pjesa e trajnerit në rendin e parë. Fillimisht është pjesa e stadiumit, në gjendje katrahure.
Ka vërtet shumë gjëra që duhen diskutuar në fillim, edhe mua nëse do më ftonin për të qenë trajner te Kosova, ndoshta nuk do të pranoja tani pa u zgjidhur disa probleme, lërë me Dajën (qesh). Nëse Ademi do ta telefononte tani Dajën, unë mendoj se do të thoshte: “Më lini njëherë te Ballkani në Europë dhe pastaj flasim prapë”. Them kështu se Kosova do të ketë ndeshjen e parë zyrtare tani në shtator të 2024. Ka aq shumë kohë tani dhe janë kaq shumë probleme për t’u zgjidhur, sa nuk është në rendin e parë trajneri”, tha gazetari. /Sport Ekspres/