“Kumbullën e kishim prioritet, e synim prej disa kohësh”! Flasin drejtori sportiv dhe trajneri i Sasuolos: Ja kur do të kthehet në fushë

Marash Kumbulla është pjesë e Sasuolos deri në fund të sezonit. Drejtori sportiv i Sasuolos ka thënë për “TMW Radio” se e ndiqte prej kohësh mbrojtësin shqiptar, të cilin thotë se e kishte prioritet në merkato.

“Kishte kohë që e synonim, ishte prioriteti ynë. Djali po rekuperohet shumë mirë që nga dëmtimi dhe që tani është i gatshëm për trajnerin”, ka thënë Karnevali.

Ndërkohë, sot ka qenë i pranishëm në konferencë për shtyp trajneri Dionisi. Ky i fundit ka njoftuar se Kumbulla nuk do të jetë gatshëm në përballjen e nesërme kundër Bolonjës, por shpreson që debutimi i mbrojtësit shqiptar të kryhet javën e ardhshme.

“Dje erdhi nga Milano. Dje bëri seancën e parë me ne dhe kështu do të bjë edhe javën tjetër, duke shpresuar që do të kthehet në fushë javën tjetër ose atë pas saj. Ai është në fund të një rekuperimi. Tani do ta rivëmë në grup ditë për ditë, nesër nuk do të jetë në ndeshje”, ka thënë Dionisi./Sport Ekspres/