Kur fati luan lojëra me Lukakun! Do të ishte golashënuesi më i mirë i Europianit, belgut i janë anulluar 3 gola nga VAR-i

Romelu Lukaku mund të quhet lojtari më i pafat i këtij Kampionati Europian. Sistemi VAR është kthyer në një makth për sulmuesin belg. Ky fundit do të kishte qenë golashënuesi më i mirë i EURO 2024-s në rast se VAR-i nuk do të zbatohej.

Fati ka luajtur lojra me Lukakun, teksa në dy ndeshjet e para në grup i janë anulluar plot tre gola. Një shifër goxha e lartë, pasi në rast se festa nuk do të ndalej nga VAR-i, atëherë Lukaku do të ishte në krye listës së golashënuesëve./Halit Delibashi-Sport Ekspre