Udinese e mori dënimin për skenat disi të pabesueshme në duelin me Milanin. Tifozët e Udineses kanë fyer portierin e Milanit, Mike Maignan gjatë ndeshjes të së shtunës dhe kur ofendimet janë përsëritur, ai është larguar nga fusha. Gardiani shkoi në dhomat e zhveshjes dhe nuk donte të ishte më në fushë, disa lojtarë vrapuan pas tij për ta qetësuar dhe bindur që të rikthehet, duke lënë pas fyerjet racore.
Udinese u shpreh menjëherë dhe e dënoi këtë lëvizje të tifozëve të tyre, ndërsa përjashtoi përjetësisht një 46 vjeçar që kryesonte një grup tifozësh dhe nxiti thirrjet kundër Maignan. Këtij personi do t’i ndalohet hyrja përjetësisht në stadium. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/