Nga derbi me Dritën te përballja me kampionen e Rumanisë, ja rivalët e Egnatias në Champions League

Egnatia është shpallur kampione e Shqipërisë për të 3-tin vit radhazi. Edhe këtë herë, rrogozhinasit kanë siguruar kështu pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të Champions League-s. Deri më tani janë 14 skuadra kundërshtarë potencial për Egnatian.

Në këtë tur të parë kualifikues, ekipi i Nevil Dedes rrezikon të përballet me Dritën e Kosovës, ndërsa kundërshtari më i vështirë mbetet Universitatea e Kraiovës, kampione e Rumanisë. Më tej, UEFA mund të ndajë ekipet në grupe më të vogla, duke e ulur numrin e kundërshtarëe potencialë. Shorti do të hidhet më 16 qershor.

Kundërshtarët e mundshëm të Egnatias:

  1. Shamrok Rovers (Irlandë)
  2. Kups (Finlandë)
  3. Drita (Kosovë)
  4. Linkoln Red Imps (Gjibraltar)
  5. Borac Banja Luka (Bosnje dhe Hercegovinë)
  6. Vikinguri i Rejkjavikut (Islandë)
  7. Kairati (Kazakistar)
  8. Universitatea Kraiova (Rumani)
  9. Riga (Letoni)
  10. KI (Ishujt Faroi)
  11. Larne (Irlanda e Veriut)
  12. Flora (Estoni)
  13. Petrokub Hinçesti (Moldavi)
  14. Nju Saints (Uells)