Shqipëria do të luajë kundër Italisë në ndeshjen e parë të Europianit. Kuqezinjtë kërkojnë ta nisin me fitore në mënyrë që të kalojnë grupet e EURO24. Në konferencën e sotme për shtyp ishte Ylber Ramadani, që ka treguar sesi do t’i shijonte fitorja kundër “axurrëve”.
“Normalisht se konkurenca i bën mirë Kombëtares. Nuk ka rëndësi kush luan, rëndësi ka të japim më të miën tonë, pasi kemi kundërshtarë të fortë. Është një ndjenjë e veçantë, pasi do të kemi përballë kampionët në fuqi. Në fushë duhet të flasim dhe të tregojmë vetën tonë.
Është një ëndërr e bërë realitet. Për mua është ndjenjë e papërshkrueshme të luaj në Euro 2024 dhe unë do të bëj maksimumin si për kombëtaren si për ekipin.
Nuk e llogaris fare energjinë për Kombëtaren. Unë do të jap shumë më shumë se sa duhet.
Mua gjithmonë më ka pëlqyer kur nuk na vlerësojnë, pasi me heshtje i thyen të gjithë.
Një gol në minutën e para apo në fund? Në minutën e 95-të që ta mbyllim siç duhet”, tha Ramadani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/