Portieri i Egnatias tregon bisedën me portierin e Interit dhe flet për ndeshjen që mund t’i ndryshonte jetën: Kisha dy kontakte nga Italia, por jo nga Serie A

Portieri i Egnatias tregon bisedën me portierin e Interit dhe flet për ndeshjen që mund t’i ndryshonte jetën: Kisha dy kontakte nga Italia, por jo nga Serie A

Alen Sherri ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”. Portieri i Egnatias ka kujtuar edhe ndeshjen me Interin, në atë miqësore që shkëlqeu duke qenë thuajse i pakalueshëm. Sherri tregoi më tepër për bisedën me portierin e Interit dhe gjithashtu foli për Kombëtaren.

“Strakoshën e njoh që nga moshat U-21 dhe kemi mbajtur kontakte gjithmonë me të. Vetëm me të kam mbajtur kontakte gjatë gjithë kohës. Sa herë që grumbullohesha unë me Kombëtaren mungonte Strakosha dhe i thashë: “Si nuk na qëlloi të ishim njëherë bashkë?”. Europiani do të ishte ëndërr për mua. Inter-Egnatia?

Ishte një ndeshje për t’u shijuar ajo. Fola më shumë me portierin e Interit, i kërkova bluzën. E takova pas ndeshjes dhe po më pyeste: “Sa vjeç je, ku luan”. Pas ndeshjes me Interin, kisha dy kontakte të vogla nga Italia, por jo nga Serie A. Por duke marrë parasysh që kampionati do të niste shpejt dhe Egnatia nuk do të kishte një zgjidhje tjetër, gjërat ngelën pak pezull”, tha Sherri. /Sport Ekspres/