Interi do të përballet me Atletikon e Madridit në fazën e parë me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve mbrëmjen e nesërme. Simone Inzagi ka folur në prag të kësaj sfide në konferencën për shtyp, ku ka shprehur dëshirën për të përjetuar të njëjtin sukses si vitin e shkuar në arenën e më të mirëve të Europës. I pyetur nëse do të mund të bëhej një Diego Simeone i Interit, Inzagi u përgjigj se në Itali është e vështirë t’i besohet aq gjatë një trajneri.
“E dimë se çfarë bëmë vitin e kaluar. Ne përjetuam mbrëmje magjike së bashku me klubin dhe tifozët tanë. Do të na pëlqentë ta bënim sërish. E dimë që ka skuadra të mëdha që kanë të njëjtën aspiratë si Interi. Mbrëmjen e nesërmene do të përballemi me një kundërshtar të një vlere absolute, një ekip cilësor. E dimë që atje do të jetë një atmosferë e mrekullueshme dhe do të jetë e mrekullueshme për t’u luajtur. Do të na duhet Interi i vërtetë.
A do të bëhem Diego Simeone i Interit? Është e vështirë në Itali. Brenda 20 ditëve njerëzit ndryshojnë mendjet e tyre për trajnerët dhe lojtarët. Duhet të punosh shumë, të kesh fatin që të kesh një grup si ai që kam unë. Këta djem kanë gjithmonë një buzëqeshje në fytyrë. Ne kemi luajtur 6 nga muajt tanë më të mirë, por 3 muajt më të rëndësishëm janë përpara”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/