Mario Mitaj ka debutuar nga minuta e parë te Genoa në një ndeshje tërësisht për t’u harruar. Mbrojtësi shqiptar ka luajtur ndaj Bournemouth, në një përballje miqësore disi të vecantë pasi u luajt në katër pjesë nga 30 minuta. Anglezët e shkatërruan tërësisht Genoan pasi fituan në shifrat e thella 10-1. Ndërkohë Mitaj shkaktoi një penallti në golin e dytë të Bournmeouth, në një provë që nuk ishte aspak e mirë. /Sport Ekspres/