VIDEO/ Do të ishte goli i sezonit! Ronaldo provon roveshatën, trondit shtyllën në finale

Al Nassr-i është duke luajtur finalen e Kupës së Mbretit kundër Al Hilalit. Koha e rregullt përfundoi në baraspeshë 1-1 dhe skuadrat i janë drejtuar 11 metërshave për të përcaktuar fituesin. Por finalja mund të kishte pasur një rrjedhë tjetër nëse fati do të ishte në anën e Cristiano Ronaldos.

Shtylla i mohoi yllit portugez golin më të bukur të sezonit. 5 herë fituesi i Topit të Artë provoi roveshatën në zonën e Al Hilalit. Goditja e tij ishte e fuqishme, por topi tronditi shtyllën dhe nuk u ndal në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/