Shqipëria është zyrtarisht pjesë e Europianit të Gjermanisë. Me barazimin e marrë kundër Moldavisë, kuqezinjtë kanë siguruar biletën dhe të drejtën për të qenë mes Kombëtareve më të mira në Europë. Ndërkohë emisioni “Koha Shtesë” ka sjell disa pamje të patransmetuara nga festa kuqezi, të cilat kanë detaje shumë të bukura. (Shiko videon e plot më poshtë)
Mes tyre është edhe momenti kur Silvinjo shkon për të festuar para tifozëve. Ndërkohë, Jasir Asani i vendos qeleshen në kokë, ndërsa trajneri brazilian shijon momentin. E teksa tifozët nisin që të thërrasin në kor emrin e trajnerit Silvinjo, ky i fundit drejton gishtin nga lojtarët duke i treguar se është gjithçka merita e tyre.
Akoma më e bukur ishte mënyra sesi Etrit Berisha festoi këtë arritje të madhe. 34-vjeçari dukej si i çmendur, teksa i dehur nga lumturia, hapte krahët dhe niste që të lëvizte më kot në fushë, edhe i pashoqëruar nga askush tjetër. Deri në momentin që gjeti Silvinjon, teksa “kërceu” edhe një “vals” me të në festim e sipër. /Sport Ekspres/