Ukrainë ka marrë një fitore të madhe kundër Sllovakisë në ditën e sotme. Sllovakët vinin pas një fitore të madhe kundër Belgjikës, që i dha jo pak besim. Nga ana tjetër Ukraina u mund nga Rumania dhe të gjithë e nxorrën jashtë loje në letër. Sllovakët kaluan sërish të parët në avantazh me anë të Shcranz në minutën e 17. Por në të 54 ishte Shaparenko që barazoi rezultatin.
Ndërkohë në minutën e 80 erdhi goditja e madhe teksa Yaremchuk shënoi golin e fitores për Ukrainën pas asistit të Shaparenkos. Me këtë fitore, Rumania, Ukraina, Sllovakia gjenden në kuotën e 3 pikëve, ndërsa Belgjika në kuotën e 0 pikëve. Por ka edhe një ndeshje të mbetur për xhiron e dytë, Rumani-Belgjikë dhe në rast se Belgjika do të fitojë, të gjitha Kombëtaret shkojnë në kuotën e 3 pikëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
? GOAL: Slovakia 1-2 Ukraine!
YAREMCHUK COMPLETES THE UKRAINE COMEBACK, WHAT A GOAL! ?? pic.twitter.com/xHZAKDdtEp
— Euro 24 Hub (@Euro24Hub) June 21, 2024