Vinicius zbulon tre lojtarët e Real Madridit që do të merrte me vete në Brazil, mungesa e Mbappe ndez debatet!

Vinicius Junior ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, por këtë herë jo për atë që bën në fushën e lojës. Sulmuesi brazilian i Real Madridit është pyetur se cilët tre shokë skuadre do të merrte me vete në Brazil për t’u treguar vendin nga vjen. Përgjigjja e tij ka shkaktuar menjëherë reagime në rrjetet sociale.

Vinicius nuk është menduar gjatë dhe ka përzgjedhur Jude Bellingham, Eduardo Camavinga dhe Antonio Rudiger. Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e Kylian Mbappe në këtë listë.

“Do të merrja Bellingham, Camavinga dhe Rudiger. Edhe pse Jude nuk është shumë i mirë në kërcim! Do t’i çoja në shtëpinë e gjyshes sime, që të shihnin nga vij dhe të përjetonin Brazilin e vërtetë”, u shpreh Vinicius.

Pikërisht mos përfshirja e Mbappe ka bërë që tifozët të nisin diskutimet për marrëdhënien mes dy yjeve të Real Madridit. Një prej komenteve që mori vëmendje në rrjetet sociale ishte: “Pra, nuk qenka aq i afërt me Mbappe”.

Megjithatë, nuk ka asnjë dëshmi se kjo zgjedhje lidhet me ndonjë konflikt mes tyre. Përkundrazi, të dy futbollistët kanë mohuar më parë zërat për probleme në marrëdhënien personale.

Ndërkohë, Vinicius vjen pas një periudhe interesante me kombëtaren braziliane. Ai shënoi dy gola në humbjen 3-2 ndaj Japonisë dhe më pas realizoi një tregolësh në fitoren 7-0 kundër Singaporit.

Në krahun tjetër, sezoni me Real Madridin nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për brazilianin, i cili në 12 ndeshje ka regjistruar një gol dhe tri asistime.

Një përgjigje e thjeshtë, një batutë për Bellingham dhe mbi të gjitha një emër i madh i lënë jashtë listës. Kaq ka mjaftuar që Vinicius të rikthejë në qendër të vëmendjes diskutimet për raportin e tij me Mbappe. /Sport Ekspres/