“Në Itali Jamali dhe Musialan do i dërgonin në Serinë B”, Klinsmani tregon plagën e madhe të futbollit italian

Mospjesëmarrja e Italisë për të 3-tin edicion radhazi në Kupën e Botës ka hapur një debat të madh në mediat përtej Adriatikut. I ftuar në emisionin “Il sabato al 90°” në “Rai” Jurgen Klinsmani ka treguar problematikën e madhe të futbollit shqiptar. Ish-lojtari i njohur gjerman është shprehur ndër të tjera se në Itali nuk u jepen hapësira të rinjve, sado të talentuar të jenë ata.

“Te ju, Jamali dhe Musiala ndoshta do të dërgoheshin në Serinë B për të fituar përvojë. Shumë trajnerë, për më tepër, ende punojnë me qëllimin për të mos humbur në vend që të fitojnë me çdo kusht. Dhe këto janë rezultatet”, ka deklaruar Jurgen Klinsmani./Sport Ekspres/