Napoli ka marrë sot një fitore tejet të rëndësishme. Të kaltrit kanë mposhtur rivalin e drejtpërdrejtë për titullin kampion, Atalantën. Ekipi i Antonio Kontes ka mposhtur me shifrat 2-3 bergamaskët, duke u shkëputur në 6 pikë diferencë me ta në tabelën e renditjes.
Retegui shënoi i pari në minutën e 16, por Politano në të 27-n dhe Mektominei në të 40-n përmbysën rezultatin. Atalanta gjeti sërish rrugën e rrjetës me anë të Lukmanit në minutën e 56, megjithëse goli i tij nuk do të përkthehej në pikë për skuadrën. Lukaku tundi rrjetën në minutën e 79 dhe i dha fitoren 2-3 Napolit. Titullar në këtë përballje ishin edhe dy mbrojtësit shqiptarë. Gjimshiti mbronte ngjyrat e Atalantës, ndërsa Rrahmani ato të Napolit./Sport Ekspres/