Fantastike/ Rusia na jep medaljen e dytë në Lojërat Olimpike, Dudaev zbardh fytyrën e Shqipërisë

Shqipëria ka marrë medaljen e dytë të bronzit në Lojërat Olimpike. Pas Chermen Valiev, këtë herë ishte radha e mundësit tjetër rus, Islam Dudaev, të na zbardhte fytyrën.

Mundësi nga Çeçenia fitoi ndaj hungarezit Ismail Musukaev me shifrat 13-12. Një ndeshje shumë e luftuar, me një pikë diferencë, por e mjaftueshme që Shqipëria të merrte medaljen e dytë të bronzit në Lojërat Olimpike. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/