“Ky format do t’i shërbejë garës”! Duka flet për Final Four: Të fitojë më i miri!

Pak më parë është hedhur shorti i Final Four, ku Partizani ka gjetur në short Skënderbeun dhe Vllaznia ka gjetur Egnatian. Ndërkohë Armand Duka, kreu i FSHF, ka dhënë komentin e tij për formatin e ri të Superiores.

Muaji maj është muaji i verdikteve në futbollin shqiptar. Superiorja është gara më e rëndësishme. Dua t’i falënderoj dhjetë klubet e Superiores, futbollistët, trajnerët dhe të gjithë ata që kanë mbështetur Superioren.

Kampionat me shumë garë dhe konkurrencë. Katër skuadrat që janë pjesë e këtij turneu final, janë skuadra që kanë patur rrugëtimin e tyre, me shumë grafiqe të ndryshme gjatë rrugës.

Urojmë që të kënaqim të gjithë spektatorët dhe të fitojë më i miri. Ky është një format i ri në Superiore, për herë të parë. Uroj që performancat e skuadrave t’u japin përgjigje pozitive të gjithëve.