Po shkëlqen me Dinamon, futbollisti i Superiores merr ftesën nga përfaqësuesja

Baton Zabërgja është një nga lojtarët më formë të Dinamos dhe të mbarë Shqipërisë. Paraqitjet mjaft pozitive me fanellën e dinamovitëve kanë tërhequr vëmendjen e Franko Fodës. Trajneri i Kosovës i ka besuar Zabërgjësa përpara një finaleje si ajo kundër Rumanisë, ku do të vendoset edhe për vendin e parë në Ligën e Kombeve. Lajmin e ka bërë të ditur klubi Dinamo përmes faqes zytare në “Faebook”.

“Baton Zabërgja ftohet nga përfaqësuesja e Kosovës. Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë dyndeshjet e rradhës në Uefa Nations League në datat 15 dhe 18 Nëntor, përkatësisht kundër Rumanisë dhe Lituanisë.

Sulmuesi ynë do të jetë pjesë e listës së përzgjedhur nga trajneri Franco Foda për këto dy ndeshje. FC Dinamo City i uron Baton Zabërgjas shumë suksese me Kosovën në arenën ndërkombëtare”, ka komunikuar klubi Dinamo Siti./Sport Ekspres/