Armando Broja arriti që të shënonte në përballjen e sotme të Chelsea dhe Preston, e mbyllur me shifrat 4-0 dhe e vlefshme për FA CUP. Ky ishte goli i parë për Brojën pas kthimit nga dëmtimi dhe për 2024. Menjëherë pas përfundimit të takimit, fjalë të mëdha janë thënë nga Pochetino për Brojën. (Analizat dhe prapaskenat nga goli i parë i Armando Brojës e gjeni në emisionin e sotëm të Koha Shtesë).
“Unë mendoj se goli do të jetë fantastik për vetbesimin e Brojës. Ai duhet të buzëqesh, të jetë pozitiv dhe të ndryshoj gjuhën e trupit tani. Unë mendoj se kur ai luan mirë dhe gjen rrjetën, rritet. Është shumë i rëndësishëm ky gol për të, por unë duhet të jem i sinqertë, Broja duhet ta përdor këtë ndeshje për t’u rritur. Jo vetëm në aspektin fizik apo në kapacitetin e tij, por duhet ta përdor këtë hap për të vazhduar përpara dhe për të buzëqeshur, duhet të jetë më shumë pozitiv dhe të rritet tani.
Potenciali te Broja është mbreslënës, lojtari i ri në Angli ose në Europë, një nga ata lojtarët që kanë më shumë potencial. Duhet ta shtyj veten deri në limite dhe të punoj shumë. Ka kaluar një dëmtim shumë të madh në të kaluarën dhe kjo kërkon kohë. Nuk është e lehtë për të që të performojë në nivelet që ne presim. Pritshmëritë tona për të janë të mëdha dhe ne do ta shtyjmë atë”, tha Pochetino.
Nga ana tjetër, Armando Broja tregoi emocionet pas golit të parë të shënuar kundër Preston. “Të vish nga pankina dhe të luash disa ndeshje dhe të mos shënosh dot gol nuk është e lehtë. Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur që munda ta arrij atë gol sot. Shpresoj që të ketë shumë më tepër në të ardhmen.
Momente të tilla janë ato që të bëjnë të lumtur dhe të sjellin një buzëqeshje në fytyrën tënde. Shumë njerëz nuk i shohin ditët e këqija. Ka shumë presion mbi supet tuaja kur pritet të shënoni çdo ndeshje. Unë përpiqem të l ditët e këqija që më kanë kaluar dhe të shikojë ditët e mira. Sot ishte një nga ato ditët më të mira”, tha Broja. /Sport Ekspres/