Shqipëria ka shpallur listën provizore të EURO24 pak minuta më parë. Jo të gjithë lojtarët që ishin pjesë e saj, e dinin se ishin të ftuar nga Silvinjo, përveç disa prej futbollistëve që përbëjnë boshtin kryesor. Mirlind Daku nuk kishte asnjë informacion se do të ishte pjesë e kësaj liste dhe e ka parë me emocion të madh me familjarët. Në momentin kur Daku ka parë emrin e tij, ka qarë si fëmijë dhe ka përqafuar familjen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/