Rei Manaj është futbollisti i Shqipërisë më në formë që po luan në Europë. Sulmuesi është “ringjallur” te Sivaspor, duke shpërthyer me golat e shënuara.
Në ndeshjen e sotme të Kupës ndaj Keciorengucu, Manaj u la në stol për t’u pushuar. Dhe kur rezultati shkoi 2-2, trajneri aktivizoi Rein për të fituar ndeshjen.
Ashtu rezultoi, një goditje nga distanca erdhi në minutën 82, atje ku Manaj arritur të shënojë golin për 3-2. /Sport Ekspres/
GOL | ?? Sivasspor 3 – 2 Keçiörengücü ??
?? 82′ Manaj#ZTK pic.twitter.com/qyd0u3aVVo
— A Spor (@aspor) January 18, 2024